ART dhe PTK diskutojnë ligjin për telekomunikacionin

Prishtinë, 20 korrik 2004 – Zyrtarët e lartë të ART-së dhe të PTK-së kanë zhvilluar raundin e ri të bisedimeve me qëllim të implementimit të Ligjit për Telekomunikacionin. Takimi është zhvilluar në frymën konstruktive dhe është arritur një përparim i mëtutjeshëm në qasjen rreth zhvillimit të infrastrukturës telekomunikuese, rritjes së penetrimit, rritjes së kualitetit të shërbimeve si dhe mundësinë e adoptimit të çmimeve duke u mbështetur në principet e direktivave europiane dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në mënyrë të veqantë është mirëpritur plani zhvillimor i PTK-së për investime në shumën prej 220 milionë euro si dhe është konstatuar që në kushtet e liberalizimit të tregut telekomunikues ART-ja të jetë i paanshëm ndërsa PTK-ja të plotësojë standardet që i takojnë një kompanie publike me fuqi të ndjeshme në treg.

ECIKS / RTK