Menaxherët e Trepçës vizituan fabrikën e municionit

Skënderaj, 20 korrik 2004 — Menaxherët ndërkombëtarë të Kombinatit “Trepça” pas vizitës që i bënë fabrikës së municionit të gjuetisë në Skënderaj thanë se me disa renovime kjo fabrikë mund të vihet në funksion dhe të punësojë mbi 50 punëtorë. Menaxherët e “Trepçës” tashmë kanë një projekt të gatshëm për vënien në punë të kësaj fabrike. Nazmi Mikullovci tha se nëse arrihet të realizohet një projekt për vënien në prodhim të kësaj fabrike do të ketë mundësi të rikthehen në punë mbi 50 punëtorë që në këto rrethana të papunësisë së madhe në këtë komunë kjo do të ishte e mirëseardhur.

ECIKS / QiK