Prishtinë, 26 gusht 2004 – Objektivi kryesor i KEK-ut, gjatë dy viteve të ardhshme do të jenë shtimi i shkallës së arkëtimit, në ç’mënyrë do të krijohet baza financiare për plotësimin edhe të objektivave të tjerë prioritarë, që janë: shtimi i profitabilitetit të KEK-ut dhe furnizimi i besueshëm dhe stabil të konsumatorëve me energji elektrike. Kështu u shpreh drejtori menaxhues i KEK-ut, duke prezentuar menxhmentin e ri të kësaj korporate të përbërë edhe nga 7 menaxher të tjerë të kompanisë Irlandeze ESBI.
Kjo kompani, e cila kohë më parë nënshkroi kontratën e menaxhimit të KEK-ut me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit dhe me Insitucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjës së Kosovës, për 2 vjet do të përfitojë 2 milionë € nga Buxheti i konsoliduar i Kosovës.
ECIKS / RTKLive