AKM: sot afati i fundit i pranimit të ofertave

Prishtinë, 8 shtator 2004 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) njoftoi të hënën të gjithë investitorët brenda dhe jashtë vendit, se të mërkurën në mbrëmje është afati i fundit për të dhënë ofertat për blerjen e 13 ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Në listën e ndërmarrjeve që do të privatizohen në tenderin e tretë janë “Banja e Kllokotit” nga Vitia, “Platacioni i pemëve” nga Gjilani, më pas vijnë katër ndërmarrje nga Mitrovica: “Përparimi”, “Derma Commerce”, shtypshkronja “Progresi” dhe ndërmarrja “Univerzal”. Nga rajoni i Pejës është parashikuar të privatizohen tri ndërmarrje: “17 Nëntori”, “IAC Bujqësia” dhe “Teuta”. Dy ndërmarrje shoqërore nga rajoni i Prishtinës “Fazita” dhe ndërmarrja për mbushjen e shisheve “Lipjan Bottling Plant”(CocaCola), kurse nga Prizreni do të privatizohet shtëpia botuese “Kosova”. Për herë të parë AKM-ja do të përdorë edhe metodën e “Spin off”-it special, me të cilën do të privatizohet “Ferronikeli”. Sipas kësaj metode, AKM-ja do të negociojë me investitorët lidhur me numrin e punëtorëve që do të mbesin në punë dhe do të shqyrtohet plani i biznesit të investitorit.

Parakualifikues si ofertues i regjistruar?
Në Zyrën Kryesore të Sektorit të AKM për Privatizim në Prishtinë dorëzoni dokumentet në vijim:

Informatat tuaja për kontakt. Kjo është një letër që përmban informatat vijuese:

Emri juaj
Adresa (Të gjitha adresat e juaja gjatë vitit)
Qyteti dhe shteti ku jetoni
Numri juaj i telefonit
Numri juaj i faksit
Adresa e e-mailit tuaj

Deklarata e kualifikueshmërisë
Kjo është një letër që do të shkruhet nga ju. Aty vërtetohet se ju jeni kualifikuar të hyni në proces të tenderit. Ju nuk mund të merrni pjesë në tender, nëse keni falimentuar, nëse jeni dënuar për krim, ose nëse aktualisht jeni nën hetime për krim. Nëse ju paraqitni ofertë si individ, duhet të dorëzohet kopja e lejës suaj të njoftimit /pasaportës suaj.

Nëse paraqitni ofertën si subjekt juridik, duhet të dorëzoni kopjen e regjistrimit të biznesit tuaj si dhe listën e pronarëve përfitues dhe të personave që kontrollojn organizatën, me dokumentacionin përkatës (kjo është kërkesë e re).

Informatat
Për informata rreth privatizimit duhet kontaktuar Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit në numrin e telefonit +381 38 500 400, konkretisht Departamenti i Privatizimit, ose vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit: http://www.kta-kosovo.org

ECIKS / AKM