AKM hap ofertat për raundin e tretë të privatizimit

Prishtinë, 16 shtator 2004 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit hapi dje ofertat për raundin e tretë të privatizimit në të cilin ishin përfshirë 19 ndërmarrje shoqërore, në tri prej të cilave u aplikua procedura e Spin of-it special.

Në ceremoninë e hapjes, kryeministri Bajram Rexhepi tha se privatizimi është një prej hapave kyç që duhet ta përfundojë Kosova. Zëvendëskryetari i AKM-së, Ahmet Shala më pas publikoi shumat e ofertuesve për ndërrmarjet në fjalë, për të cilat kësaj rradhe kishte mjaft interesim të madh.

Tre ofertuesit që kanë ofruar më së shumti para për ndërmarjet në fjalë do të dorëzojnë edhe njëherë ofertat e tyre, ndërsa që për Fabrikën e Tullave Përparimi dhe atë të Kllokotit, afati do të jetë më 22 shtator.

Në fund AKM-ja për Ferronilein ka vendosur që për shkak të kompleksitetit të objekteve që përfshinë kjo ndërmarrje, afati të shtyhet edhe për 2 muaj.

ECIKS / Balkanweb