Petersen dhe Rexhepi sot në Bruksel

Bruksel, 17 shtator 2004 – Sot në Bruksel mbahet takimi i pestë i Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim-Asociimit. Delegacionin kosovarë e kryesojnë kryeadmnistratori Soren Jesen Peteresen dhe kryeministri Bajram Rexhepi. Ky takim ka rëndësi të posaçme, pasi në të do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 25 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Për herë të parë grupit të eksperteve të UNMIK-ut dhe Bashkimit Evropian që vepron në Kosovë po i bashkangjitet edhe grupi i eksperteve të institucioneve të Kosovës.

ECIKS / RTK