AKK: jo mjete të sufiçitit për kompanitë publike

Prishtinë, 03 qershor 2004 – Shoqata e Komunave të Kosovës (AKK) refuzoi vendimin e Këshillit Ekonomik Fiskal për ndarjen e mjeteve të suficitit buxhetor për disa kompani publike si KEK-u, duke përjashtuar komunat nga listat prioritare. Drejtuesit e komunave në një takim që mbajtën dje në Prishtinë me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, kërkuan nga shefi i UNMIK-ut dhe kryeministri Rexhepi që të rishqyrtojnë këtë vendim para se të nënshkruhet nga përfaqësuesi special. Ndërkaq, Komisioni i Buxhetit të Kosovës ka propozuar që 21 milionë euro nga suficiti i buxhetit të këtij viti të ndahen për mbështetje të projekteve kapitale të komunave.

ECIKS / Balkanweb