Aeroporti prin me rroga nga ndërmarrjet publike

Prishtinë, 5 shtator 2007 – Trendet e rritjes se pagave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës vazhdojë. Edhe pse rritjet arsyetohen nga zyrtarët e lartë të Aeroportit për kuadrot deficitarë, pagat e menaxherëve për qytetarët e Kosovës janë larg të paarritshme. Nuk mund të krahasohen as me pagat e krerëve më të lartë të shtetit. Kjo ndërmarrje publike është detyruar të marrë kredi për të realizuar projektet kapitale nga “Raiffeisen Bank” këto ditë, kurse lukset e menaxherëve nuk kanë të ndalur.

Mbikëqyrësi i kontrollorëve tash shef i këtij sektori nga 2.200 i është rritur paga ne 2.700 mije euro pas rritjes edhe të postit të tij sikurse edhe të dy kontrollorëve të tjerë që nga pagat prej 1.900 u janë rritur në 2.200 euro sikurse edhe pozitat e tyre. Kontrolloret janë të “lastuarit” e Aeroportit duke u ndier si të pazëvendësueshëm edhe më herët kanë qenë të pakënaqur me pagat e tyre, duke kërkuar që ato të nivelizohen me pagat e menaxherëve prej 2.800 mijë euro. Por jo vetëm kontrollorët, por edhe menaxherët e kësaj ndërmarrjeje përveç pagave marramendëse kanë beneficione të tjera, xhipat më luksozë të cilët jo vetëm që i shfrytëzojnë tërë kohën edhe jashtë orarit të punës por sivjet i kanë shfrytëzuar për të shkuar edhe në pushime verore disa prej menaxherëve. Të gjithë mbajnë telefona mobilë të tipave më të ri, pagesat mujore janë po ashtu barrë e buxhetit të ANP-së.

ECIKS / Koha Ditore