Administrata tatimore inkason 105 milion € gjatë 2003

Prishtinë, 24 janar 2003 – Administrata tatimore prezentoi sot arritjet dhe objektivat për të ardhmen, katër vjet pas themelimit. Ky organ i politikës fiskale në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave është një ndër dy burimet kryesore për plotësimin e buxhetit të të Kosovës.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, shpreson që funksionimi i administratës tatimore do të shmangë abuzimet dhe se Ministria që ai drejton është e orientuar në forcimin e bindjes se shtigjet për mundësitë e abuzimeve duhet të mbyllen me ndihmën e administratës tatimore.

Ndërkaq, duke folur për sfidat që e presin këtë administratë gjatë këtij viti, drejtori Mustafë Hasani veçoi procesin e ngadalësuar të aprovimit të ligjeve dhe udhëzimeve, përdorimin i keshit në afarizimin e përgjithshëm kosovar, regjistrimin e ngadalshëm të bizneseve, ndryshimet e përkohshme dhe të përhershme nga Agjencioni i Regjistrimit të Biznesit dhe mallrat në tregun e zi.

Gjithashtu u tha se administrata tatimore planifikon implementimin e ligjeve për tatim në të ardhura dhe shuarjen e tatimit të paragjykuar si një tatim i veçantë.

Ndryshe administrata tatimore gjatë vitit 2003 ka inkasuar 105 milion euro dhe 20 milion euro kontribute pensionale.

ECIKS / QIK