Tiranë, 24 janar 2004 – Më datë 26 të këtij muaji do të ketë një takim në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë ku do të bisedeohet për mundësitë e ndryshimit të MTL-së mes dy vendeve për të shuar produkte të reja si dhe për të shtuar kuotat për produktet ekzistuese. Kjo është bërë e ditur dje nga Luan Bregasi, president i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Idustrisë së Shqipërisë. Sipas tij: “MTL-ja me Kosovën deri më tani ka patur efekte pozitive në shkëmbimet tregtare janë rritur që nga hyrja në fuqi të kësaj marrëveshje.” “Veçanarisht eksportet shqiptare drejt Kosovës kanë pësuar një rritje të vazhdueshme që nga fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje”. Mbështetje për rinegocimin e MTL-së me Kosovën me qëllim thellimin e shkëmbimeve tregtare ka dhënë edhe ministri i ekonomisë, Anastas Angjeli si dhe përfaqësues të sekretariatit të Organizatës Botërore të Tregtisë pranë ministrisë së ekonomisë. Me këtë rinegocim mendohet që këto 10 produkte që janë prodhime origjine (të mos ketë kufizime në kuota dhe në tarifa, pra, sipas Bregasit:
“Një liberalizim i plotë për këto produkte”. Rinegocimi i MTL-së me Kosovën ka për qëllim të thelloj edhe më tej shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Mbas takimit që do të zhvillohet mes dy përfaqësuesve të komunitetit të biznesit të dy vendeve mendohet që të zhvillohen edhe takime mes ministrive ekonomike të dy vendeve përkatëse. Pjesë e këtyre negocimeve do të jetë edhe birra, e cila është përfshirë në MTL-në e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Sidoqoftë, kërkesa nga ana e bzinesmenëve shqiptarë për të liberalizuar tërësisht tregtinë e birrës nuk mendoj se do të pranohet nga prodhuesit kosovar të birrës pasi kjo industri akoma nuk ka arritur nivelet e saj më të mira që të mund të konkurronte pa asnjë barrierë firmat shqiptare që tashmë janë më të konsoliduara dhe nuk ak probleme të tilla siç është privatizimi, problem me të cilin vazhdon të përballet prodhuesi kryesor në Kosovë “Birra e Pejës.
Produktet që do të rinegocohen me qëllim liberalizimin e plotë:
1. Birra
2. Vaji i rafinuar
3. Prodhime ushqimore (biskota etj)
4. Hekur
5. Vezët
6. Gozhdë dhe tela
7. Tulla dhe tjegulla
8. Kollë, çimento
9. Pije alkolike (verë, raki etj).
10. Një numër prodhimesh bujqësore
ECIKS / BIZNESI