Tiranë, 15 dhjetor 2003 – Marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet e rajonit nuk kanë përfshirë sasinë e duhur të mallrave. Qendra për Tregti Ndërkombetare ACIT, në një studim të posaçëm për hapjen e tregjeve në kuadër të marrëveshjve të tregtisë së lirë sqaron se, mallrat e përfshira në marrëveshje janë të pamjaftueshme për të krijuar zonën e lirë të tregut në rajon. Selami Xhepa drejtor i kërkimeve në këtë qendër tha se, konkulizonet kanë dalë si të tilla pas marrjes në studim të kritereve që duhet të plotësojë një marrëveshje e lirë tregtare ndërmjet dy vendeve. Kështu kërkohet edhe më shumë hapja e ekonomisë përballë ekonomisë rajonale dhe me gjerë duke përfshirë në negociatat e tregtimit me tarifa zero edhe produkte të tjera nga ato që janë negociuar aktualisht. Duke filluar që vitin tjetër vendi ynë do të fillojë aplikimin e MTL pothuajse me të gjitha vendet e rajonit dhe po kështu do të synojë të çojë më përpara marrëveshjen e MTL me Bashkimin Europian. Po kështu vendi ynë detyrohet të plotesojë të gjitha angazhimet me Organizatën Botërore të Tregtisë për tarifat e disa mallrave, të cilat deri në vitin 2008 duhet të bëhen zero. Mirëpo, ekonomia vendase është gjendur në befasi nga ky proces duke mos ingranuar sistemin fiskal për të përballuar deficitin buxhetor që po krijohet nga implementimi i këtyre marrëveshjeve.
ECIKS / Korrieri