Kompania Unicom nga Kina ka marrë të drejtat që të plasoj sistemin operues të telefonave mobilë. Duke marrë këto të drejta, Unicom mendon të mbulojë një pjesë të madhe të kontinenteve me produktet e saj. Për të vazhduar këtë, Unicom China ka shpjeguar se do të mbështetë produktet telefonike në Kosovë. Duke i dhënë vlerë të madhe personelit dhe nevojës për punë, Kosova është një ndër vendet më strategjike që do të përzgjidhej për prodhimin e këtyre telefonave mobile, transmeton Ina online.
Arsyeja e orientimit drejt Kosovës është jo vetëm rritja e ekonomisë kosovare, por edhe konkurrentshmëria e Kosovës në tregun evropian të punës. Bazuar në cilësinë e iPhone, Unicom do të ishte në gjendje të prodhoj po të njëjtin produkt i cili do të kushtonte vetëm 10 për qind nga shuma e një telefoni iPhone.
Cilësia e këtij produkti do të ishte standarde me produktet e kompanive tjera të njohura në botë, ndërsa si sistem do të zgjidhej sistemi “Android”. Kështu, një telefon i prodhuar në Kosovë do mbante emrin U-Phone dhe do të prodhohej me licencën e kompanisë Huawei.
Menaxheri gjeneral i kompanisë Unicom, Zhang Zhijang, ka sqaruar se një mundësi tejet e madhe do të ishte edhe marrja e tërë sistemit telefonik të Kosovës, ku konkurrenca nuk do të kishte shanse të përballojë produktet, qoftë ato materiale apo ato virtuale.
ECIKS / Koha