Prishtinë, 18 qershor 2007 Përfaqësues të Komisionit Evropian premtuan sot në Prishtinë se ata do t’i ndihmojnë ndërmarrjet kosovare për tu bërë konkurrente në treg me rastin e aplikimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Vendet e Evropës Qendrore, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
Leopold Maurer, përfaqësues i Komisionit Evropian tha se ata posedojnë një sërë projektesh që financohen përmes Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Këto komente u bënë gjatë një punëtorie në Prishtinë me temën “Tregu i Brendshëm”, të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Integrim Evropian.
ECIKS