855 milionë euro investime

Prishtinë, 4 korrik 2007 – Drejtori i Agjencisë për promovimin e investimeve, Ejup Fejza, në prezantimin e aktiviteteve dhe rezultateve të institucionit që drejton për periudhën 2006-2007, ka pohuar se vlera e investimeve të cilat janë bërë deri tash në Kosovë arrin shifrën në 855 milionë euro. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe për investime në Kosovë janë interesuar mbi 1.835 biznese të huaja, ku vlera e investimeve direkte është 223 milionë euro, nga privatizimi janë 334 milionë euro, ndërsa të deklaruara direkt në agjenci janë 298 milionë euro.

Fejza ka bërë të ditur se janë një varg projektesh që do të implementohen gjatë viteve në vazhdim, për të cilat kanë shprehur interesim investitorët e jashtëm. Ndër projektet më me rëndësi ai ka përmendur prodhimin e pllakave solare, riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e biodiselit dhe gazit.

ECIKS / Koha Ditore