50 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri

Prishtinë, 29 mars – Gjatë këtyre viteve varfëria në Kosovë është shtuar për pesë apo gjashtë për qind, ka thënë ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Ahmet Isufi. Ai ka tërhequr vërejtjen se ngritja e përqindjes së varfërisë mund të jetë e rrezikshme dhe mund të pasojë me protesta sociale.

“Statitistikat e vitit 2001 të Bankës Botërore tregojnë se në Kosovë 50 për qind e popullatës jetojnë në varfëri”, thotë Idriz Gashi përgjegjës për marrëdhënie me media i Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

ECIKS / QIK