Zyra britanike reagon për tenderin e telefonisë mobile

Prishtinë, 30 qershor 2004 –Shefi i zyrës britanike Mark Dikinson ka reaguar lidhur me tenderin e telefonisë mobile. “Ndajmë shqetësimet e shprehura nga kryeministri Rexhepi dhe shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, lidhur me vendimin e licencimit të operatorit të dytë të telefonisë mobile. Britania nuk ka asnjë interes komercial në këtë aspekt përveqse të shoh një proces i cili do të sigurojë ambient të mirë për biznesin dhe krijimin e vendeve të punës për kosovarë” deklaron Dikinson. “Është keq për Kosovën nëse proceset e e një rëndësie strategjike bëhen në mënyrë jo transaparente dhe vihet në pyetje ndershmëria e tyre. Kjo vetëm se mund të largojë investitorët e huaj të mos shpenzojnë paratë e tyre në Kosovë dhe të krijojnë vende pune. Dhe ky tender veçanërisht është cekur në Planin e Impementimit të Standardeve”. Qeveria dhe UNMIK-u duhet ta zgjidhin këtë çështje siç duhet, thuhet në reagimin e shefit të zyrës britanike Mark Dikinson.

ECIKS / RTKLive