Mbi 7.5 milionë euro u grumbulluan vetëm nga 4 ndërmarrje të privatizuara, nga vala 49 e privatizimit, e shpallur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ndërkaq nga 11 ndërmarrjet sa ishin gjatë kësaj vale u grumbulluan mbi 9 milionë e 558 mijë euro të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ofertave.
Me çmimin më të lartë prej 3.9 milionë euro është shitur “Famipa” sh.p.k., ndërsa pas kësaj është radhitur toka bujqësore “Zidi i Sadik Agës C” sh.p.k., me çmim rreth 2 milionë euro, ndërsa e treta me çmimin më të lartë është shitur “Termovent” sh.p.k., ku shuma e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje kap vlerën prej mbi 1.2 milion euro, ndërsa me një çmim më të ulët se kjo është shitur “Auto Servisi Dukagjiniremont” sh.p.k., me çmimin prej mbi 2 milionë euro.
Ndërmarrjet tjera pësuan çmime nën një milion euro, ku me çmimin prej 700 mijë euro është privatizuar “Depoja e Materialit Ndërtimor”, ndërsa pas kësaj u radhit “Deva Uzina e Përpunimit të Gazrave”, prej mbi 531 mijë euro, ndërsa “Tokë Bujqësore Gllobar 2”, u shit prej 406 mijë euro. Ndërmarrjet tjera vijuan me çmime më të vogla.
Deri më tani AKP-ja ka në fondin e vet mbi 517 milionë euro nga 636 ndërmarrje të reja sa janë privatizuar deri më tani, ndërsa edhe në shpërndarjen e 20 për qindëshit janë duke punuar intensivisht, kanë deklaruar zyrtarë të AKP-së.
ECIKS / Zeri