UNMIK rekomandon anulimin e tenderit për operatorin mobil

Prishtinë, 04 gusht 2004 – UNMIK-u i ka rekomanduar dje Qeverisë së Kosovës që të anulojë tenderin për operatorin e dytë mobil në Kosovë për shkak të parregullësive në procedurat e tenderimit.

Hua Jiang, shefe e Divizionit për Informim të UNMIK-ut, tha për Kosovalive se ushtruesi i detyrës së shefit të UNMIK-ut, Çarls Brayshou i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës anulimin e tenderit. Grupi i pavarur i përbërë prej katër personash nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Finlanda e ka përmbyllur raportin e vet gjatë fundjavës. Megjithatë, UNMIK-u ende nuk ka konfirmuar rezultatet e raportit prej të cilit varet zyrtarizimi ose je i operatorit të shpallur “Mobikos”.

ECIKS / RTK