UNMIK dëshiron ta ruajë monopolin e PTK-së

Prishtinë, 26 dhjetor 2005 – Kundërshtimi i ekspertizës apo vlerësimit të tenderit të operatorit të dytë të telefonisë mobile nga administrata ndërkombëtare, tregon se ata dëshirojnë të ruajnë monopolin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), vlerësuan të shtunën për KosovaLive zyrtarë të lartë të ART-së.

Anton Berisha, kryetar i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART), i tha të shtunën KosovaLive se ekspertizën nuk mund ta kundërshtojë askush në botë.

“UNMIK-u ka kompetenca dhe mund të marrë vendime, mirëpo ekspertiza ndërkombëtare është thjesht një sqarim për institucionin e qeverisë në raport me procesin dhe me ART-në”, tha Berisha.

Zyrtarë të UNMIK-ut, ndërkaq thonë se tenderi për operatorin e dytë të telefonisë mobile duhet të rishpallet, e jo të rivlerësohet.

ECIKS / KosovaLive