U zgjodhën fermerët më të mirë të vitit

Prishtinë, 9 dhjetor 2004 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural shpalli 18 fermerët kosovarë më të suksesshëm të këtij viti, të cilët merren me kultivimin e produkteve të ndryshme bujqësore.

Sekretari i minstrisë së bujqësisë, Menderes Ibra, tha se duke patur parasysh veshtirësitë me të cilat janë përballuar, me një buxhet prej 0.6 % të ndarë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, në shumë sektore kemi arritur të kemi prodhimtari të kënaqshme duke ju falënderuar fermerëve. Ndërsa fermerët bënë thirrje tek institucionet që t’i përkrahin ata, sepse sipas tyre për të patur rritje të prodhimtarisë duhen kushte më të mira. Ky është viti i dytë i përzgjedhjes së fermerit të vitit.

ECIKS / BalkanWeb