Prishtinë, 12 shkurt 2005 – Blerësit e ndërmarrjeve të shitura në raundit e tetë të privatizimit, pas rreth 6 muajve, dje përfundimisht janë bërë pronar të vërtet të kompanive të privatizuara. Kjë u bë pas nënshkrimit të kontrrtave nga shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut Joakim Ryker, i cili ka nënshkruar 12 kontrata të shitjes së ndërmarrjeve shoqërore nga raundi i tretë i privatizimit me vlerë prej 10 milion euro.
Në një takim me gazetarë, z.Ryker pohoi se do të angazhohet së bashku me instuitucionet vendore dhe ndërkombëtare të punojnë për të krijuar një ekonomi të suksesshme në Kosovë. Sipas tij, ajo që duhet bërë është një partneritet ndërmjet UNMIK-ut dhe Qeverisë, në mënyrë që të përmirësohet jeta këtu. “Të gjitha nismat e reja shpresoj se do ta shpiejnë ekonominë e Kosovës përpara. Privatizimi, ekonomia dhe energjia do trë jenë prioritete të shtyllës së IV të UNMIK-ut. Unë jam i gatshëm për t’i quar proceset përpara”, tha Ryker. Duke folur rreth procesit të nënshkrimit të kontratave, z.Ryker bëri të ditur se së shpejti pritet që të mblidhet edhe Bordi i AKM-së, për t’i ratifikuar nënshkrimet e tjera të kontratave. Ai premtoi se do të ketë ndryshime në rregulloren e AKM-së, megjithatë sipas tij kjo varët ehde nga Zyra Ligjore në Nju Jork. “Disa kompani të raundit të tretë ende nuk janë të gatshme që të shiten, mirëpo çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura do të zgjidhen së shpejti. Bordi i AKM-së duhet të mblidhet së shpejti dhe unë jan i gatshëm që ta mbledh këtë bord”, tha Ryker.
Ndërsa sa i përket ndryshimeve në këtë bord, z.Ryker tha se nuk ka ndërmend që në një afat të shkurtër ka ndërmend të ndryshojë rregulloret e AKM-së, me qëllim që procesi i privatizimit të lehtësohet. Lidhur me mënyrën e përfaqësimit të kosovarëve në Bordin e AKM-së, z.Ruser tha se në bazë të Kornizës Kushtetuese aty do të ketë kosovarë dhe ndërkombëtarë. Bordit të AKM-së i kalon mandati në qershor të këtij, kurse lidhur me këtë çështje z.Ryker theksoi se do të diskutohet me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ata të Qeverinë se si të veprohet pas kalimit të mandatit të AKM-së.
ECIKS / Radio21