Turqia duhet të ketë marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën

Rifat Hisarciklioglu, kryetari i Unionit të Odave dhe Tregjeve të Artikujve të Turqisë tha të hënën që nënshkrimi i një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe shmangja e taksave të dyfishta në mes Turqisë dhe Kosovës është cak strategjik i cili e garanton paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Hisarciklioglu, i cili është gjithashtu kryetari i Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare, organizoi një drekë zyrtare për nder të Kryeministrit kosovar Hashim Thaçi i cili po e ndjek Samitin e Udhëheqësve të Ndryshimit në Stamboll.

Ai tha në drekë që nxitja e tregtisë është esenciale në mënyrë që mirëqenia të rritet në Ballkan, duke e marrë shembull situatën në Afrikën veriore si një rast ku papunësia e madhe ka rritur pakënaqësitë shoqërore. “Ato zhvillime dëshmuan rëndësinë e biznesmenit edhe një herë. Është detyra e biznesmenit që t’i punësoj njerëzit. Është cak strategjik i Turqisë garantimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.”

Ai shtoi që ata do ta organizojnë në Turqi një konferencë për investimet në Kosovë në ditët në vijim. Kryeministri Thaçi tha nga ana e tij që ai do ta mundësoj përkrahjen e biznesmenëve turk të cilët dëshirojnë të investojnë në vend.

Sadullah Siphaioglu, kryetar i Këshillit Turqi-Kosovë të Biznesit, tha që volumi tregtar, i cili tani është $300 milion, mund të rritet deri në $1 miliardë nëse Turqia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë.

ECIKS / World Bulletin