Fillimi i emetimit të letrave me vlerë nga Qeveria e Kosovës në fillim të këtij vit po tregohet i suksesshëm, pasi që përveç bankave dhe institucioneve të tjera edhe Trusti ka investuar rreth 14 milionë euro. Qeveria ka planifikuar që për ketë vit të grumbulloj 74 milionë euro nga letrat me vlerë.
Nga zyrtarë të Trustit u tha se ata deri më tani kanë investuar një shumë të konsiderueshme të mjeteve në letra me vlerë: “Deri më tani janë investuar 13.8 milionë euro në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Bordi merr vendim për pjesëmarrje në ankand në bazë të orarit dhe maturitetit të emetimeve që shpallë Thesari dhe strategjisë së investimeve”.
Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Financave (MF), thanë për Telegrafin se deri më tani ankandet e letrave me vlerë kanë shkuar në bazë të planifikimeve.
Kjo ministri deri më tani ka shpallur tre ankande të ofertimit për letra me vlerë.
/Telegrafi/