Trepça inaguron qendrën e kontrollit shëndetësor

PRISHTINË, 18 SHKURT 2004 – Kompleksi indistrial Trepça inaguroi qendrën e kontrollit sistematik shëndetësor të punëtorëve, e cila do të siguron kontrolle mjekësore falas për punëtorët e regjistruar në Trepçë dhe atë për herë të parë pas 10 viteve. Projekti për ndërtimin e kësaj qendreje ka kushtuar 140 mijë euro, mjete këto që janë siguruar nga Buxheti i Kosovës dhe disa donacione të bashkësisë ndërkombëtare. Menaxheri ndërkombëtar i kompleksit “Trepça”, Pol Nells, tha se kontrolli shëndetësor do të ndihmoj klasifikimin mjekësor të punëtorëve të regjistruar dhe pritet që disa prej tyre të dalin në pension. Në ceremoninë e sotme ishte i pranishëm edhe ministri për punë dhe mirëqenje sociale, Ahmeti Isufi, i cili tha se kjo është një ndihmesë e vogël për punëtorët e “Trepcës” e veçmas minatorët. Planifikohet që cikli i parë i kontrolleve të shëndetit professional për 5600 punëtorë shqiptarë të regjistruar të përfundoj deri në fund të këtij viti.

ECIKS / QIK