Themelohet Agjencia për Standardizim

Prishtinë, 25 prill 2005 – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, nënshkroi Udhëzimin administrativ në bazë të të cilit do të fillojë punën Agjencia për Standardizim e Kosovës – ASK, e cila do të merret me akreditimin, standardizimin dhe sigurimin e cilësisë së prodhimeve industriale.

Themelimi i ASK-së, mbështetet në Ligjin mbi Standardizimin, i cili është miratuar në prill të vitit të kaluar. Ligji për Standardizim, parasheh hartimin dhe adaptimin e standardeve evropiane e botërore që mundësojnë lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe eliminimin e barrierave lidhur me eksportin e mallrave drejt këtyre vendeve. ASK do të jetë mbështetëse dhe rregulluese për futjen e produkteve dhe shërbimeve cilësore në tregjet vendore, rajonale dhe ato botërore.

ECIKS / RTKLive