Termocentrali „Kosova e Re“ pas tetë vjetësh?

7 Shtator 2011 – Qeveria e Kosovës parasheh ta inaugurojë projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e re” deri në vitin 2019, projekt në të cilin pritet të investohen rreth 600 milionë euro. Ky projekt pritet të kryhet përmes partneritetit publiko-privat.

“Ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e re’ pritet të fillojë nga viti 2013 dhe supozohet të investohen nga 100 milionë euro çdo vit nën pritjen që për çdo vit do të ndërtohen nga 100 MW”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Financave.

Qeveria e Kosovës ka çuar procedurat deri në përzgjedhjen e kompanive që do të kenë të drejtë të jenë pjesë e tenderit për ndërtimin e termocentralit të ri. Në listë të ngushtë për të implementuar këtë projekt janë këto konsorciume: Adani Power/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, AES Electric/Demir Export A.S nga SHBA-ja dhe Turqia, Park Holding nga Turqia, si dhe PPC Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania.

/Koha/