14 shtator 2011 – Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Klubi i Biznesit Izraelito-Maqedonas kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilin parashihet shkëmbimi tregtar në fusha të ndryshme të ekonomisë.
“Kjo marrëveshje do të vërë në binarë bashkëpunimin e parë në mes Kosovës, Izraelit dhe Maqdonisë“ tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.
Përfaqësuesit i bizneseve izraelito-maqedonase, Dejan Dejanov tha: “Kemi planet e para, që ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë të kemi bashkëpunim në fushën e energjisë së përgjithshme elektrike, të agrobizneseve, në sektorin e mjekësisë e farmacisë si dhe në atë të turizmit“.
Takimi i radhës mes përfaqësuesve të bizneseve të tri shteteve pritet të mbahet në fund të vitit.
/ Koha /