Tenderi për Kosovën C shpallet këtë vit?!

Prishtinë, 1 gusht 2007- Tenderi ndërkombëtar për termocentralin Kosova C do të shpallet deri në fund të këtij viti, thotë përfaqësuesi i zyrës së projektit të asistencës teknike në Ministrinë e Energjisë e Minierave. Në takimin e Komitetit drejtues morën pjesë tri grupet e këshilltarëve kryesorë nga Anglia si këshilltarë të Transaksionit, me synim ofrimin e mbështetjes për përmbylljen me sukses të negociatave me investitorin e zgjedhur përmes tenderit, Hunton & Williams nga SHBA si këshilltar ligjorë, që do të përqendrohet në ofrimin e mbështetjes ligjore për finalizimin me sukses të transaksionit si dhe këshilltarët mjedisorë dhe socialë nga Kompania italiane Energy Resources Management, të cilët do të ofrojnë mbështetje profesionale për çështjet përkatëse.

Menaxheri i zyrës së projektit Lorik Haxhiu thotë se tenderi ndërkombëtar për termocentralin Kosova C do të shpallet këtë vit. Ai tha se ky është një tender shumë i madh që kërkon një përgatitje të jashtëzakonshme, por shpreson që deri në fund të vitit tenderi do të shpallet jashtë në përzgjedhjen e investitorit.

Ndërkaq Dejvid Llojd, këshilltar i transaksionit, tha se projekti është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Mbështetja teknike për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit mbulohet nga granti i Bankës Botërore në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh.

ECIKS / QIK