Tender ndërkombëtar për Banjën e Pejës dhe fabrikën e baterive

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka lansuar të premten projektet individuale të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore “Onix Banja e Pejës” dhe Fabrika e Baterive Industriale “Trepça” në Pejë. Investitorët e interesuar do të kenë afat 90 ditë që të marrin informatat e tyre lidhur me këto dy ndërmarrje. Pas parakualifikimit të investitorëve, AKP-ja do të organizojë konferencë me investitorë për këto dy ndërmarrje.

Privatizimi i ndërmarrjeve të reja “Onix” në Banjë të Pejës dhe Fabrika e Baterive Industriale “Trepça” në Pejë, do të bëhet përmes metodës së spinoff-it të rregullt, përmes procedurës së tenderit të hapur ndërkombëtar.

Nga zyrtarë të AKP-së u tha se investitorët fillimisht do të parakualifikohen dhe më pas do të përzgjidhen ata që ofrojnë çmimin më të lartë. Poashtu u bë e ditur se tenderi për këto dy ndërmarrje do të jetë i hapur.

/Telegrafi/