Të thellohet bashkëpunimi Kosovë Kroaci

Nënkryetari i Kuvendit të Kroacisë bisedoi në Odën Ekonomike të Kosovës lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e ekonomisë në mes të dy vendeve. Gjatë takimit u bisedua lidhur me çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe u vlerësua se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet të përcillen edhe me bashkëpunimin në lëmin e ekonomisë.

Kryetari i OEK-ut e informoi mysafirin lidhur me aktivitetet e OEK-ut dhe theksoi se sa i përket këmbimit tregtar në mes të dy vendeve nuk mund të jemi të kënaqur, pasi që potencialet e bashkëpunimit ne mes te dy vendeve janë shumë më të mëdha.

Në takim u theksua se duhet te behet sa me tepër qe është e mundur qe Kroacia te jete këtu jo vetëm ne forma te tregtisë klasike po që në Kosove te gjej partner për forma me te avancuara të bashkëpunimit

Mysafiri nga Kroacia tha se në të ardhmen Kroacia duhet të jetë shumë më tepër e angazhuar që në aspektin ekonomik të jetë e pranishme në Kosovë, pasi që në mes të dy shteteve mike nuk ka çështje të hapura politike dhe në bashkëpunimin ndërshtetëror ekonomia duhet të jetë prioritet.

/Telegrafi /