Me 13 dhjetor 2008, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës (MTI), respektivisht Agjencia për Promovimin e Investimeve e Kosovës (APIK) përmes zyrës së saj në Vjenë, organizon në Cyrih një takim me përfaqësues të diasporës nga komuniteti i biznesit në Zvicër.
Takimi do të mbahet me 13 dhjetor 2008 nga ora 11:00 në sallën e Restaurant Clipper, Lagerstrasse 1, 8004 Cyrih.
Në emër të MTI-së dhe APIK-ut ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë takim. Qëllimi i takimit është informimi më i detajuar i përfaqësuesve të diasporës nga komuniteti i biznesit në Zvicër për mundësitë e investimeve dhe në përgjithësi bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.
Në këtë takim do të ju drejtohen me prezantime Lutfi Zharku, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Kujtim Dobruna, përfaqësuesi i zyrës së APIK-ut në Vjenë.
Në fund të prezantimeve MTI dhe APIK mirëpresin pyetjet tuaja dhe ju ftojnë në një bufe të rastit. Pas prezantimeve dhe bufesë, Ministri Lutfi Zharku dhe përfaqësuesit e APIK do të kenë në dispozicion mbi 3 orë për tu takuar personalisht me të gjithë të interesuarit dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve dhe përkrahjes institucionale.
Prezantimet do të mbahen në gjuhën shqipe. Sidoqoftë, përfaqësuesit e APIK do të jenë në dispozicion edhe për takime personale në gjuhën gjermane ose angleze.
Ju lutemi që në rast të interesimit për pjesëmarrje, të regjistroheni paraprakisht tek zyra e APIK në Vjenë, përmes E-Mail-it ose telefonit:
info@ipak-vienna.org
+43 (0) 1 890 50 26
Ju lutemi qe ne rast te regjistrimit, ti perfshini edhe te dhenat rreth veprimtarise (sektorit) te kompanise suaj ose kompanise per te cilen punoni.
Programi i takimit:
11:00 Prezantim i Ministrit Lutfi Zharku rreth mundësive për investime në Kosovë
11:15 Fjalim përshëndetës nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj
11:25 Prezantim i shërbimeve të APIK-ut nga Kujtim Dobruna
11:45 Pyetje dhe diskutime
12:15 Bufeja e rastit për të gjithë të pranishmit
12:45 – 16:00 Takime personale me Ministrin Lutfi Zharku dhe përfaqësuesit e APIK
ECIKS