SPEK paralajmëron grevë të punëtorëve më 25 qershor

Prishtinë, 17 qershor 2004 – Sipas Sindikatës së Pavarur të Koorporatës Energjetike të Kosovës, KEK-u ka bllokuar 160 mijë euro nga mjetet e tyre. SPEK-u paralajmëron protesta dhe greva urie, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të këtyre mjeteve nga ana e KEK-ut. Që nga muaji prill KEK-u nuk ndalon nga pagat e punëtorëve anëtarësinë për sindikata, për shkak se në KEK janë të formuara disa organizata sindikale dhe për këtë shkak KEK-u ka propozuar të diskutojë vetëm me një organ të fuqisë punëtore e jo me disa thuhet në deklaratën e menaxhmentit të KEK-ut. “SPEK-u thotë se punëdhënësi nuk ka të drejtë të mos respektoj organin legal të sindikatës së punëtorëve dhe paraqet problemin e 160 mijë eurove të keqpërdorura” – tha Sherif Fejzullahu, kryetar i SPEK-ut. Edhe në ligjin e punës shkruan se nuk duhet të ndërhyhet në punën e sindikatës, e KEK-u mundohet ta shkatërroi sindikatën e punëtorëve vazhdon ai.Kryesia e SPEK-ut ka marr vendim që të shpall grevën e punëtorëve e cila do të organizohet me datën 25 qershor 2004.

ECIKS / Balkanweb