Konfiskohen pije alkoholike, cigare, kafe

Prishtinë, 17 qershor 2004 – Njësite ndihmëse mobile të doganave të UNMIK-ut dhe hetuesit doganorë kanë bastisur një depo në Prishtinë dhe konfiskuan 57 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme, 740 kilogramë kafe dhe mbi katër milion cigare, të cilat ishin të fshehura në dy kamionë dhe një furgon shpërndarës. Po ashtu, në rajonin e Gjilanit dje janë konfiskuar pesëdhjetë e tetë mijë cigare pa banderola, ndërsa në Prizren më shumë se shtatëdhjetë mijë. Sipas zyrtarëve të Shtyllë së katërt të UNMIK-ut, hetimet kanë filluar.

ECIKS / RTK

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.