Sot tryezë për bizneset prodhuese në Kosovë

Prishtinë, 22 nëntor 2004 – Prodhuesit kosovarë duhet të kenë kushte përafërsisht të barabarta me prodhuesit tjerë në rajon, në mënyrë që produktet e tyre të jenë konkurente në Kosovë. Kështu tha drejtori administrativ i Institutit RIINVEST, Sejdi Osmani, në prag të Javës së biznesit Kosovar.

Në këtë kuadër, RIINVEST-i në bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Biznesit, sot organizojnë një tryezë ku do të diskutohet për pengesat dhe vështirësitë, me të cilat ballafaqohen bizneset prodhuese në Kosovë.

ECIKS / RTK