Sot hyri në fuqi kodi i ri doganor në Kosovë

Prishtinë, 2 mars 2004 -Sot ka hyrë në fuqi Kodi doganor, të cilin e kohë më parë e ka nënshkruar edhe kryeadministratori i Kosovës. Kodi i ri do të mundësojë një mbikëqyrje më të madhe të eksport-importit të mallrave nga Kosova dhe do të ndikojë dukshëm në rritjen e buxhetit të Kosovës.

Ky kod është një pjesë shumë e rëndësishme e legjislacionit dhe i plotëson të gjitha standardet evropiane si dhe ato të organizatave doganore botërore dhe përputhet me regullat moderne të doganave, tha Kris Pier Litie. Ai ndër gjërat më të rëndësishme vlerësoi provizionet të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe të inkurajojë aktivitetet e importuesve. “Ky kod është rregullluar dhe monitorohet gjatë gjithë kohës, çka do të thotë se kompanitë individuale do të monitorohen nga doganat. Kjo do të thotë se ato nuk mund të sjellin mall në Kosovë pa paguar taksat. Ata pra do të paguajnë taksat për të gjitha komponentat që u duhen për prodhimin e produktit të tyre, ekskluzivisht për eksportin nga Kosova, e cila gjë do të bëjë një rritje financiare në buxhetin e përgjithshëm”, tha Litie.

Çështje tjetër me rëndësi që përfshihet në këtë kod janë ndryshimet në garancionet bankare. Këto garancione dihet se nuk kanë qenë të mundëshme të bëhen deri më sot sepse sistemi bankar i garancioneve nuk ka ekzistuar, thotë Litier. “Tani ekziston edhe tranziti i të mirave materiale në garacinet bankare, sepse e dini se një gjë e tillë ka qenë e pamundur deri më tani, sepse sistemi i garancionit bankar në Kosovë nuk ka ekzistuar. Kjo do të thotë se në të kaluarën çdo tranzicion i të mirave materiale është dashur të bëhej nën mbikëqyrjen e doganës në mënyrë që të sigurohej fitimi, sepse ne duam të jemi të sigurtë që të gjitha të mirat materiale të cilat sillen në Kosovë, por që deklarohen si të mira materiale tranzitore, do ta lëshojnë Kosovën”, tha Litie.

ECIKS / QIK