Sllovenët investojnë 5 milionë euro në Kosovë

Kompania sllovene “Petrol” me seli në Lubjanë, në bashkëpunim me kompaninë kosovare “Petrol Oti” kanë nisur ndërtimin e depos së karburanteve prej 7000 tonelatash në periferi të Prishtinës.

Kostoja e kësaj depoje të karburanteve do të jetë 5 milionë euro. Investimi i përgjithshëm i kompanisë “Petrol” nga Sllovenia në Kosovë arrin vlerën 30 milionë euro.

Me rastin e fillimit të punimeve mori pjesë edhe shefi i diplomacisë sllovene Samuel Zbogar.

Ai tha se në Kosovë aktualisht janë 300 biznese nga Sllovenia të cilat janë shumë të mirëpritura dhe janë të suksesshme.
Zbogar tha se investimi i “Petrolit” në Kosovë do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimin ndërmjet ekonomive të dy shteteve.

Projekti i depos së karburanteve do të ndërtohet deri në fund të vitit 2011.

Kompanitë nga Sllovenia përbëjnë një pjesë të madhe të investimeve të jashtme direkte në Kosovë.

ECIKS