Prishtinë, 23 prill 2007 – Gjendja e vështirë në KEK, humbjet e shtuara, ngritja e çmimit, korrupsioni dhe keqmenaxhimi, kanë nxitur Sindikatën e KEK-ut të thërras një tubim të madh.
Ky tubim do të jetë gjithëpopullor dhe do të mbahet të mërkurën në Prishtinë, kanë bëtë të ditur drejtues të Sindikatës së pavarur të KEK-ut. Në këtë tubim, përveç tjerash, do të kërkohet bartja e plotë e kompetencave nga administrata e UNMIK-ut te Kuvendi i Kosovës.
Sindikalistët kanë thënë se posedojnë edhe dokumentacion më të cilin do të zbulohen edhe afera të shumta korrupsioni brenda KEK-ut dhe, nëse kompetentët nuk ndërmarrin diçka në këtë drejtim, pas 1 qershorit, Sindikata e KEK-ut do t’i radikalizojë veprimet e saja.
Sipas sindikalistëve, humbjet e energjisë elektrike, në tre muajt e parë të këtij viti janë shtuar në 60 për qind, e njëkohësisht është bërë edhe ndryshimi i tarifave të energjisë, gjë që nuk është dashur të bëhet.
ECIKS / Telegrafi