Shuk: Kosova të promovojë investimet

Prishtinë, 9 janar 2007 – Kosova duhet të krijojë infrastrukturë ligjore dhe ambient të favorshëm për investitorët, tha sot zv/kryedaministratori Stiven Shuk pas takimit të sotëm me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugollin. “Duhet të bëjmë një analizë të mirë të ligjeve ekzistuese në Kosovë dhe se duhet krijuar një ambient të favorshëm për investime në fushën e biznesit”, tha Shuk. Por ai është zotuar se UNMIK-u do të bëjë përpjekje për të ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në krijimin e një ambienti favorizues për bizneset. Ministri Bujar Dugolli tha se edhe përkundër rritjes ekonomike dhe të eksportit gjatë vitit 2006, synimet dhe pretendimet e kësaj ministrie janë që 2007-ta të jetë një vit jo vetëm determinues në aspektin politik, “por edhe një vit, i cili do të shënojë rritje ekonomike të gjithëmbarshme”. Dugolli nga z.Shuk ka kërkuar që të ndihmojë në disa çështje dhe kërkesa të komunitetit të biznesit për ndryshimin e disa politikave fiskale që Kosovën do ta bëjnë më atraktive për investimet e huaja, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me progresin dhe aspektet që lidhen kryesisht me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe se poashtu është përkrahur nga z.Shuk për punë të përbashkët në politika favorizuese. Numri dy i UNMIK-ut, që në këtë fillim vitit ka nisura takime me të gjithë ministrat, sot ëhstë takuar edhe me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Ibrahim Selmanaj.

ECIKS / QIK