Shtohen reagimet ndaj ndërprerjes së privatizimit

Prishtinë, 14 Nëntor 2003 – Përfaqësuesit e 23 ndërmarrjeve të privatizuara, reagojnë publikisht për shkak të mosrealizimit të obligimeve nga Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit. Teksti i këtij reagimi që u prezentua sot në Odën Ekonomike të Kosovës do t’u dërgohet institucioneve më të larta vendore e ndërkombëtare.

Në takimin e djeshëm mori pjesë edhe anëtari i bordit së AKM-së Bahri Shabani, i cili megjithë problemet, shpreson se procesi nuk do të bllokohet. Ai tha se më tepër ka qenë kjo një taktikë e disa njerëzve në kuadër të UNMIK-ut, që e kanë luajtur lojën e tyre për t’i frikësuar të gjithë ata që kanë pasur interesim dhe dëshirë të investojnë në Kosovë.

Avokati Gani Tigani i cili përfaqëson disa nga klientët që kanë marrë pjesë në tenderë, tha se interesi i klinetëve të tij nuk është të ngritet padi ndaj AKM-së, por të realizohet puna. Fituesit e tenderëve u ankuan se duke humbur kohë, po humbin edhe para, duke i paguar kamatat bankare.

ECIKS /RTKLIVE