Panairi i vendeve ballkanike dhe Detit të Zi

Selanik, 15 Nëntor 2003 – Selaniku do të mirëpresë një panair të Partneritetit të Tregtisë të vendeve ballkanike dhe të Detit të Zi më 17-18 nëntor me synimin që të mbledhë së bashku 129 kompani nga Europa Juglindore si ekspozues dhe rreth 300 kompani nga Bashkimi Europian si vizitorë.

Organizuesit e panairit thanë se kishin planifikuar më shumë se 2.000 takime biznesi mes kompanive që kërkojnë bashkëpunim.

Panairi do të organizohet nga Qendra Ndërballkanike dhe ajo e e Detit të Zi për Biznes dhe Unioni i Eksportuesve të Greqisë Veriore. Panairi do të financohet gjithashtu nga Ministria e Jashtme greke.

ECIKS / Balkanweb