Marrëveshje të reja për tregtinë e lirë

Romë, 14 Nëntor 2003 – Përfaqësues te Shqiperise, Bosnjes dhe Herzegovines, Bullgarise, Kroacise, Maqedonise, Moldavise, Rumanise dhe te Serbise dhe Malit te Zi, nënshkruan dje ne Romë deklaraten e perbashket mbi përfundimin dhe zbatimin e marrëveshjeve te Tregtise se Lire ndermjet tyre. Ndermjet te tjerash ne kete deklarate, thuhet se jane konkretizuar tashme angazhimet qe kane marre Qeverite ne kuader te Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe Lehtesimin e Tregtise te nenshkruar ne Bruksel me 27 qershor 2001 dhe detyrimet e perfshira ne të per te marre masa per implementimin e Memorandumit dhe per te zhvilluar me tej tregtine dhe investimet. Deklarata konstaton me kenaqesi perfundimin ne shkurt 2003 te negociatave te 21 marreveshjeve dypaleshe te tregtise se lire, te cilat, duke u implementuar plotesisht, do te rezultojne ne nje “zone virtuale te tregtise se lire qe do te perfshije te pakten shtate vende dhe 55 milione banore”.
Deklarata nenvizon se e ardhmja e Ballkanit eshte ne Bashkimin Europian dhe se bashkepunimi rajonal dhe integrimi jane pjese perberese e ketij procesi te anetaresimit. Ne deklarate theksohet se krijimi i zones se tregtise se lire eshte nje nga masat me te rendesishme per terheqjen e investimeve te huaja direkte ne vendet e Europes Juglindore dhe ne kete menyre duke rritur keshtu shkallen e rritjes ekonomike per nje zhvillim te qendrueshem duhet te ndermerren masat e nevojshme per te siguruar ratifikimin e shpejte te marreveshjeve bilaterale te vonuara dhe hyrjen e tyre ne fuqi jo me vone se 1 Janari 2004.

ECIKS / BalkanWeb