New York, 14 korrik 2008 – Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit të Ekonomisë Globale të OKB-së, Hong Pingfan ka vlerësuar se shtimi i investimit dhe i ndihmës për bujqësinë është një nga mënyrat më të rëndësishme për të përballuar krizën e ushqimeve në botë.
Sipas tij, çmimi ndërkombëtar i naftës bruto po ngrihet vazhdimisht, ndërkohë që vendet e zhvilluara me burime të pasura bujqësore, tërë forcat i kanë orientuar në zhvillimin e biokarburanitit.
“Kjo shkakton drejtpërdrejt rënien e burimeve ushqimore”.
Pingfan po ashtu ka thënë se një sërë konfliktesh politike dhe fatkeqësitë natyrore janë shkaqet për korrje të ulëta të drithrave në disa rajone. /Telegrafi/