Shqipëria ka rritjen me të mirë në botë për turizëm dhe investime përsa i takon vitit 2009. Shteti shqiptar ka pasur një përmirësim impresionues të turizmit gjatë këtij viti. Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se ka pasur një rritje prej 36% të numrit të turizmit që kanë vizituar vendin, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sektori privat në turizëm ka regjistruar një ngritje prej 30% çdo vit, me hotele të reja, rezorte, bare dhe restorante.
Ekonomia shqiptare kishte rritjen me të mirë në Evropë gjatë vitit të kaluar dhe vlerësohej se do të kishte të njëjtën rritje edhe këtë vit, ashtu siç ndodhi.
Ndërkohë, edhe investimet e huaja në Shqipëri kanë regjistruar një shtim prej plot 59%.
Të gjitha këto e bëjnë Shqipërinë një nga shtetet me zhvillim të konsiderueshëm në rang kontinenti, të paktën përsa i takon dy hallkave që ndikojnë në ekonomi.
Telegrafi