Shqipëria privatizon shpërndarjen e energjisë

Tiranë, 24 Janar 2007 – Është nënshkruar marrëveshja ndërmjet qeverisë shqiptare dhe IFC-së, për privatizimin e Sektorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të KESH-it. “Në këtë periudhë, energjia elektrike është një prej preokupimeve kryesore që shqetëson çdo qytetar. Nëpërmjet privatizimit të Sektorit të Shpërndarjes, i hapet rruga zgjidhjes përfundimtare të problemit të energjisë elektrike”, tha ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, Genc Ruli. Sipas tij, privatizimi i këtij sektori është një përgjegjësi e madhe dhe një proces që kërkon kohë. Marrëveshja e asistencës me IFC-në do të kalojë nga dy faza kryesore. Faza e parë do të jetë analiza e sektorit ekzistues dhe sugjerimet për përmirësim, rekomandime për strukturën më të mirë të Sektorit të Shpërndarjes. Faza e dytë ka të bëjë me përzgjedhjen e kompanisë që do të fitojë të drejtën për të privatizuar Sektorin e Shpërndarjes.

ECIKS / Express