Shqipëria pret 900 milionë euro nga turizmi

Tiranë, 08 maj 2007 – Shqipëria po përgatitet që këtë vit të pres më shumë së një milion turistë nga të cilët pret përfitime, në vlerë prej 900 milionë eurosh, për dallim nga viti i kaluar kur përftimet ishin 500 milionë euro.

Sipas ministrit të Turizmit dhe Kulturës të Shqipërisë, Ylli Pango, gjatë sezonit turistik për vitin 2007, të ardhurat nga ky sektor parashikohet të kapin shifrën e rreth 900 milion euro, nga 500 milion euro që ishin në vitin 2006. Pango thotë se numri i turistëve nga 900 mijë persona, që vizituan Shqipërinë një vit më parë, gjatë vitit 2007 mendohet të jetë mbi 1 milion turistë.

Ministri Pango ka thënë se, pas ligjit të ri për turizmin, është në përgatitje e sipër edhe strategjia afatgjate për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, Pango ka përmendur edhe heqjen e taksës kufitare dhe bashkëpunimin me Ministrinë Brendshme për çështjen e sigurisë dhe me KESH-in për furnizimin me energji të zonave turistike.

ECIKS / Telegrafi