Shpaloset strategjia e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 13 dhjetor 2003 – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka prezentuar sot strategjinë e zhvillimit afatmesëm të ekonomisë së Kosovës deri në vitin 2008. Sipas ministrit Ali Jakupi, me këtë strategji synohet një zhvillim më i hovshëm i ekonomisë me prodhimtari të shtuar dhe të ardhura të ngritura. Ai tha se deri më tash ekonomia e Kosovës është udhëhequr me vendime të marra ad-hok, pa politika makroekonomike. Sipas tij, tashmë janë përcaktuar prioritetet, si ndërtimet e gjera në sferën e banimit, infrastruktura e rrugëve, energjia, aktivizimi i vendbanimeve rurale, stimulimi i prodhimtarisë vendore dhe i eksporteve.

Sipas kësaj strategjie në vitin 2008 GDP-ja pritet të jetë 8.8 miliardë euro, apo 3.312 euro për kokë banori. Lartësia e normës mesatare të punësimit sipas këtyre strategjive parashihet të jetë 12%, për të arritur nivelin e punësimit në afër 700 mijë persona në fund të vitit 2008.

ECIKS / QIK