Shpaloset projekti për kalkulimin e pagave në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor 2004 – Sot solemnisht u bë prezantimi i projektit të zhvillimit të aplikacionit për kalkulimin e pagave për Qeverinë e Kosovës. Në këtë ceremoni, organizatorët dhe pjesëmarrësit vlerësuan se zhvillimi i aplikacionit të kalkulimit të pagave për Qeverinë e Kosovës, ka një rëndësi të veçantë, sidomos në rrafshin e planifikimit strategjik, në rrafshin e politikës fiskale dhe në atë të politikës pensionale. Realizimi i projektit është rezultat i bashkëpunimt të kompanisë vendore Interadria dhe asaj Navaiuga nga Anglia dhe India. Në këtë projekt kanë marrë pjesë 18 ekspertë ndërkombëtarë dhe 6 vendorë.

ECIKS / Radio21