AKM paralajmëron raundin e katërt të privatizimit

Prishtinë, 14 tetor 2004 – Zyrtarë të AKM-së kanë paralajmëruar shpalljen e raundit të katërt të privatizimit dhe kanë pohuar se është në mbyllje e sipër vala e tretë e këtij procesi. Por ministri për Tregti dhe Industri në Qeverinë e Kosovës Ali Jakupi, që është edhe anëtar i Bordi të AKM-së thotë se duke u bazuar në ecurinë e deritashme duket se procesi i privatizimit do të jetë i pafund.

Mirëpo, zëdhënësi i Shtyllës së katërt të UNMIK-ut Kris Litier thotë se nga pengesat ligjore që ndërlidhen me pronësinë e padefinuar mirë të ndërmarrjeve të shitura, ratifikimi pritet të bëhet së shpejti. Ai ka theksuar se procesi i privatizimit i udhëhequr nga AKM-ja po funksionon.

I gjithë ky proces po zhvillohet duke anashkaluar Bordin e AKM-së. Anëtarët e këtij Bordi nuk janë takuar që prej disa muajsh, përkatësisht që nga koha, kur edhe ishte ndërpre procesi i privatizimit.

ECIKS / QIK