Samsungu intresohet për Ferronikelin

Prishtinë, 14 tetor 2004 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, priti sot në një takim, përfaqësuesit e korporatës “Samsung” nga Koreja Jugore. Përfaqësuesit e kësaj korporate ishin të përcjellur nga zyrtarë të lartë të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit dhe nga drejtori i Ferronikelit, z. Murat Meha.

Interesi për të investuar në Kosovë i korporatës nga Koreja e Jugut është shfaqur për ndërmarrjen Ferronikelit, andaj edhe tema e bisedës së këtij takimi u fokusua rreth gjendjes së kësaj organizate dhe situatës së përgjithshme investive dhe ekonomike në Kosovë. Përfaqësuesit e Samsungut, kërkuan nga Kryeministri informata për legjislacionin, lehtësimet potenciale për investitorë të huaj dhe gjendjen e resurseve natyrore në Kosovë.

Kryeministri i informoi nga ana e tij mbi temat e lartëpërmendura si dhe inkurajoi këtë korporatë që të marrin guximin të investojnë në Kosovë se gjithmonë do të ketë përparësi për liderët në sektor të caktuar të ekonomisë.

Përfaqësuesit e Samsungut shprehën seriozitetin e tyre për investime në Kosovë në fushën e energjetikës, fushë kjo që siq theksuan ata, nuk janë shumë të njohur, por, që viteve të fundit kanë pasur investime serioze në rajon.

ECIKS / QIK