Serbia mund të humb 300 milion Euro

Zyrtarë kosovarë kanë paralajmëruar se Serbia mund të humb rreth 300 milion Euro nëse Kosova, si rezultat i mos-implementimit të marrëveshjes tregtare CEFTA, i ndërmerr të njëjtat masa që ana serbe i ka ndërmarrë.

Qeveria e Kosovës veç e ka konfirmuar që së shpejti do të ndërmerr masa reciproke për ndalimin e importeve nga Serbia dhe Bosnja, vende të cilat qysh nga viti 2008 refuzojnë ta lejojnë importimin e mallrave me vulën e Republikës së Kosovës.

Në 2010, vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara nga Serbia dhe Bosnja në Kosovë ishte më e madhe se 300 milion Euro, kurse eksportet nga Kosova në të dy vendet ishin rreth 4 milion. Tregtarët në Kosovë thonë që trendi i njëjtë do të vazhdojë këtë vit gjithashtu.

Një zyrtar nga Doganat e Kosovës tha që importimi i mallrave nga Serbia në dy vitet e fundit është rritur. “Në 2010 importi nga Serbia u rrit 22 përqind në krahasim me 2009. Në atë vit, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë kishte vlerë prej 209 milion Eurove, kurse në 2010 ajo shumë u rrit në 225 milion. Shumica e tyre janë produkte ushqimore”, u tha.

Të dhënat e fundit të tregtisë së jashtme të Kosovës, të publikuara nga Enti i Statistikës, tregojnë që deficiti tregtar i Kosovës me Serbinë në shkurt të këtij viti ishte 123.2 milion Euro, në krahasim me 111.8 milion Euro nga viti i mëparshëm.

ECIKS / Vesti Online